Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, këtë herë në Korçë.
Burime nga policia thanë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bulgarec në rrugën Korçë-Pogradec.
Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.