Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Tringë Smajli në sheshin e Prishtinës, ku një person me motoçikletë ka shkelur një person të moshuar, duke i shkaktuar lëndime

Vozitës i motorit ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes pasi e ka braktisur mjetin, por është kapur nga Policia në vendin e ngjarjes.

Ai ishte edhe i armatosur, kurse revolja i ka rënë pranë vendit të ngjarjes, të cilën e gjeti një pjesëtar i policisë, ku shihet në foton më poshtë teksa e ruan me bateri.