Makina përplas një vajzë 11-vjeçare teksa ecte rrugës. Policia e Pogradecit bën me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën Pogradec-Drilon.

Sipas policisë, shtetasi T.P., rreth 67 vjeç, duke drejtuar mjetin me targa TR3460J, ka aksidentuar shtetasen e mitur O.B, rreth 11 vjeçe, banuese në Buçimas.

Policia shoqeroi drejtuesin e mjetit, kurse vajza u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.