Një 17 vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 14 në një aksident trafiku në Talinoc të Ferizajt.

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt njofton se aksidenti ka ndodhur në rrugën lokale Talinoc i Muhaxherëve-Rahovicë.

Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, ngasësi i veturës me targa lokale,  (L.S 17 vjeç), si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të rrugës, humbi kontrollin mbi automjetin duke dalë nga rruga dhe është rrokullisur me automjet.

“Me këtë rast, ngasësi merr lëndime të rënda trupore dhe nga ana e mjekut në Emergjencën e Ferizajt është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Me rast janë duke u marrë hetuesit e Njësisë së trafikut rrugorë Ferizaj.

Global