Një person humbi jetën në një aksident me makinë që ka ndodhur në autostradën Veles-Gradsko.

Mbrëmë rreth orës 23 në autostradë janë përplasur dy makina, “Mazda 626” me targa të Velesit drejtuar nga N.C. (19) nga Velesi dhe automjeti “Citroen AX” me targa të Kumanovës, në pronësi të V.A. Kumanovë dhe drejtuar nga një person i panjohur, dhe në bazë të letërnjoftimit të gjetur në vendin e ngajrjes është ndoshta bëhet fjalë B.S. (42) fshati Psaça, përcjell TetovaSot.

Në aksident nga plagët e rënda në vend ka vdekur shoferi i automjetit “Citroen AX.”

Me lëndime të lehta e pësuan pasagjerët e makinës “Mazda 626” S.Z. (46) dhe një 16-vjeçar, të cilët me auto-ambulancë janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit dhe pas ndihmës mjekësore janë lëshuar nga spitali.

Me urdhër të prokurorit publik mbi trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup./TetovaSot/