Një grua 65 vjeçare është lënduar rëndë sot në autostradën Kumanovë-Tabanoc kur automobil i tipit “mercedes” me targa të Kumanovës në të cilin ajo ishte bashkudhëtare, ka dalë nga korsia që të shmang përplasje me një qen në rrugë, informuar nga SPB Kumanovë.

Me automobilin, siç theksohet, ka drejtuar 43 vjeçari B.M. i cili është lënduar më lehtë.

Ekspertiza që e ka kryer policia do t’i tregojë arsyet për aksidentin.