Mbrëmë rreth orës 22.30 në rrugën rajonale midis fshatrave Alrgarci i Epërme- Dobromir në Manastir ka ndodhur aksident fatal me pasojë vdekje të shoferit.

Siç njofton policia, nga aksidenti me fatalitet e pësoi 43 vjeçari R.M, përcjell TetovaSot. Ai po ngiste makinën e tipit “Ford Focus” me targa të Manastirit, nga arsye të panjohura, doli nga rruga.

Shoferi i makinës ka vdekur në vendin e ngjarjes. Policia po heton shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin./TetovaSot/