Një zënkë mes dy shoferëve besohet të ketë shkaktuar një aksident të tmerrshëm në një autostradë në veri të Los Anxhelosit, ku përfshihet një motor, një makinë dhe një kamiocine.

Aksidenti  tronditës i kapur në kamera tregon dy shoferë të përfshirë në zënkë rrugore, e cila përfundon me dy përplasje fatale. E gjitha filloi kur një motoçiklist po ecte shumë pranë një makine.

Makina u afrua papritur për të përplasur motoçiklistin por aksidentalisht goditi ndarësen e autostradës.

Më pas, makina e tipit “Sedan” humbi kontrollin dhe goditi një kamiocine. Në videon tronditëse ajo shihet tek përmbyset në mes të autostradës.