Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot – Rubik , në vendin e quajtur Fang në Mirditë.

Policia bën me dije se mjeti Peugeot me targa XA16DHL ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, A. Sh. 45 vjeç, banues në Mirditë si dhe është lënduar pasagjeri në mjet, i V.K. banues në Mirditë.

I plagosur është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake, shkak dyshohet humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

T mobile In article [4]

Policia bën me dije se grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Global

Comments are closed.