Mbrëmë në rrugën Shkup – Haraçinë ka ndodhur një aksident në mes të një makine “Mercedes” me targa të Shkupit drejtuar nga S.S. (55) nga Shkupi dhe motori i markës së panjohur dhe pa targa, i drejtuar nga S.E. (20) nga Shkupi, përcjell TetovaSot.
Pas aksidentit, me automjetin e Ndihmës së Shpejtë, në Qendrën Emergjente në Shkup është sjellur S.E. me plagë të rënda.
Ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit” u transferua pasagjeri i motorit I.Ll (32) nga Haraçina, e cila gjithashtu pësoi lëndime të rënda.
Policia ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes dhe se po punon në zbardhjen e plotë të aksidentit./TetovaSot