Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore, Tiranë.
Policia bën me dije se makina tip “Benz” është përplasur fillimisht me një motor e më pas ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë.
Makina, siç mund ta shihni në fotot e ardhura në Albeu.com në numrin +355 67 22 222 04, është përplasur me shtyllën e bashkisë së Kamzës.
Dëshmia nga të dëmtuarit bëjnë me dije se është dashur të largohen me vrap nga makina për shkak se ishte me benzin dhe pritej të ndodhte ndonjë shpërthim që mund t’u merrte jetën.
Nga të dhënat paraprake mësohet se i lënduar ka mbetur drejtuesi i motorrit dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Global