Nëntëmbëdhjetë vjeçari nga fshati Turnovë e Strumicës ka humbur jetën mbrëmë në një aksident automobilistik që ka ndodhur në rrugën lokale Dabile – Strumicë, theksuan nga MPB-ja përcjell TetovaSot.
I ndjeri ka ngarë makinën dhe nga arsye të panjohura ka humbur kontrollin e automjetit.
Sipas policisë, moshatari i tij, i cili ishte pasagjer në automjetin e aksidentuar u plagos rëndë dhe u shtrua në spital në klinikat e Shkupit./TetovaSot/