Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot i ftoi liderët e partive parlamentare shqiptare në takim të përbashkët në mënyrë që të shqyrtohet implementimi i përcaktimeve programore.

Takimi, siç kumtoi BDI, do të mbahet në Shkup në hotelin “Aleksandar Pallas”.

Nga Lëvizja BESA, përmes kumtesës propozuan që takimi të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq si pikë e rendit të ditës të shqyrtohet raporti nga BDI dhe Aleanca për shqiptarët për atë se çka është përfshirë në progrmain qeveritar nga deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare dhe me çfarë dinamike ajo do të zbatohet. Nga BESA propozojnë në takim të diskutohet edhe për përpunimin e planit për Propozim-ligjin për gjuhën shqipe dhe formimin e grupeve të punës për implementimin e tij.