Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin e sontëm në “Rruga drejt…” në Alsat-M ka thënë se shqiptarët nuk do zhgënjehen me qeverinë e re dhe këtë do ta vërtetojë koha, “jam shumë i sigurt se gjerat do shkojnë mirë edhe pse do jetë një mandat i vështirë me një shumicë të brishtë”.

“Ka përkrahje të fortë edhe nga komuniteti ndërkombëtar në drejtim të materializimit të reformave sepse pritjet janë shumë të mëdha nga ndërkombëtarët dhe premtimet kanë qenë të mëdha nga partitë politike përfshirë edhe BDI-në, në pritje janë edhe qytetarët dhe mbetet ti jetësojmë at që janë thënë”, ka thënë Ahmeti.

Global