Sot Ali Ahmeti kishte thirrur një takim liderësh të partive politike parlamentare shqiptare ku në fokus ishte implementimi i deklaratës shqiptare dhe bashkëpunimi i të gjitha partive parlamentare shqiptare, raporton TetovaSot.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga PDSH-ja, Luan Tresi, nga LR-PDSH ishte Ziadin Sela dhe Arben Taravari, RDK- Vesel Mehmeti, nga Uniteti Gezim Ostreni dhe nga partia e Ali Ahmeit prezent ishte edhe deputeti Artan Grubi, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe kryetarja e Tetovës zonja Teuta Arifi.

Ja fjalimi i liderit të Ali Ahmetit pas takimit me liderët e partive shqiptare.

Global

“Takimi i sotëm ishte në vazhdimësi e takimeve mes partive politike parlamentare shqiptare, vlerësuam punën e mirë që është bërë deri më tani, kemi bërë bilanc të të gjithë programeve zgjedhore të parive politike me çka një pjesë e tyre përcaktimeve, tanimë një pjesë e tyre vetëm se janë përfshirë në programin qeveritar. Ja t’u marrë shembull praktik, kemi kërkuar të bëhen takime e rregullta me fqinjët, rezultate ka pasur takime në Sofje, në Athinë, por dhe vizitat që do të bëhen nga autoritet e larta si paralajmërimet e Nimicit dhe Pribesë etj.”, deklaroi Ahmeti.

Ali Ahmeti gjithashtu tha se pjesëmarrja e PDSH-së në këto takime është pozitive dhe sipas tij, edhe pse kjo parti është opozitare edhe ajo do të duhet që ta drejtojë, sipas rotacionit këtë tryezë.

T mobile In article [4]

“Pavarësisht se është parti opozitare, edhe ajo do ta drejtojë një takim të këtillë të përbashkët, ndamë brengosje të përbashkët që Besa nuk ka marrë pjesë. Të gjithë partitë politike e kanë përshëndetur pjesëmarrjen e PDSH-së”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së, apeloi deri te Lëvizja BESA që të nominojë anëtarë për në Komisionin për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, pasi që sipas tij, me këtë po e bllokon procesin për zbardhjen e rasteve të ndjeshme në opinion.

“Apelojmë te Lëvizja BESA që ata në Komisionin e përbashkët për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, të emërojë anëtarin e vet sa më shpejtë sepse për ne është shumë me rëndësi që ky komision të fillojë të funksionojë, për shkak se kemi shumë raste që duhet të zbardhen rasti “Kumanova”, “Monstra”, “Brodeci” etj. dhe ky proces është bllokuar për shkak të mos nominimit të Lëvizjes BESA”, tha Ahmeti.

https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/1636902753009849/