Christophe Henrotay e ka pranuar se është në kontakte të vazhdueshme me Real Madridin
Agjenti Christophe Henrotay, i cili përfaqëson portierin e Chelseat, Thibaut Courtois ka treguar se është ë bisedime të vazhdueshme me Real Madridin.
Ai tha se skuadrat e mëdha interesohen për Courtois, ndër to edhe kampioni i Evropës.
“Natyrisht që skuadrat e mëdha interesohen për Courtois, përfshirë këtu edhe fituesin e fundit të Ligës së Kampionëve”, tha Henrotay për Sport Foot.
“Ai është lojtar që ju ndihmon t’i fitoni ndeshjet, të fitoni tituj. Takohem rregullisht me drejtuesit e Realit dhe kemi biseduar për Courtois”.
Real Madrid është në kërkim të një portieri me Courtois, David de Gea dhe Gianluigi Donnarumma në listën e tyre.