Një adoleshente, e cila së bashku me një shoqen e saj po lëviznin me makinë me shpejtësi të madhe nën ndikim të alkoolit, ka filmuar dhe transmetuar ‘live’ në “Instagram” momentin kur përplasen dhe përfundojnë të vdekura.

Sofia Magerko 16-vjeçe dhe Dasha Medvedeva 24, ishin brenda makinës së tipit BMW duke pirë alkool, kur befasisht humbin kontrollin mbi timonin dhe përplasen me një shtyllë dritash rrugore në rrugët e Ukrainës, raporton sot “The Mirror”.

Sofia, një adoleshente që kishte fituar garën e bukurisë në qytetin e saj të lindjes Izyum, ka mbetur e vdekur në vend.

Pamjet e tmerrshme shfaqin momentin kur ato gjatë tërë kohës qeshin dhe pinë alkool, derisa lëvizin me shpejtësi të madhe dhe përplasen në një rrugë në Kharkiv.

ImageViktimat

Mikesha e saj që ishte në veturë ka vdekur rrugës për në spital, ka njoftuar policia e Ukrainës.

Image