Administratë efikase publike, organe të pavarura rregullatore, menaxhim i përgjegjshëm i parave publike. Këto janë prioritetet kryesore ekonomike që duhet të jenë pjesë e planit të veprimit të qeverisë për të përshpejtuar proceset integruese të vendit në BE. Menaxhimi i financave publike është një nga masat që rrjedhin direkt nga raporti i ekspertit gjerman Rajnhard Pribe.

Këtu është çështja se si menaxhohet me borxhin. Ne e dimë se nuk dihen deri në fund informacione në kuptimin e asaj, se sa është borxhi i ndërmarrjeve publike, sa është borxhi i brendshëm ndaj bizneseve, çfarë “baloni” do të bëhet nga i gjithë ai borxh, cila është dinamika e qëndrueshme e borxhit. Sigurisht këto pyetje do të duhet të adresohen– deklaroi  Aleksandar Kolekeski nga “Evrotink” Qendra për Strategji Evropiane.

Nuk duhet harruar as masat indirekte që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në klimën ekonomike në vend, dhe këtu në radhë të parë mendohet në gjyqësorin.

Gjyqësori është garantues që investitorët të kenë një klimë në të cilën do të punojnë dhe do kenë siguri në punë- shtoi Aleksandar Kolekesk.

Ekspertët thonë se një pjesë e këtij procesi duhet të harmonizohet me legjislaturën e BE-së në fushën e statistikave makroekonomike, të biznesit dhe statistikave sociale. Vërejtjet kryesore që i dorëzoi KE-ja, në raportin e fundit për Maqedoninë, ishin papunësia e lartë e të rinjve, kompani jo-konkurruese të brendshme, ekonomia e zezë, shpenzimi jo-transparent dhe joefikas i parave publike./alsat