Gareth Bale mund të largohet nga Real Madrid.
Gareth Bale mund të largohet nga Real Madrid, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
E përditshmja franceze “Le Parisien” raporton se sulmuesi uellsian ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain.
Klubi nga Ligue 1 fillimisht kërkoi Cristiano Ronaldon, përcjell “lajmi.net”.
Por, tani ka kthyer vëmendjen tek Bale që e ka të ardhmen e pasigurt në Santiago Bernabeu pas spekulimeve rreth ardhjes së Kylian Mbappe nga Monaco.