Adele do të largohet nga bota e së qeni këngëtare, por nuk dihet se për sa kohë nuk do ta shohim më nga skenat koncertale.

Kështu ka bërë të ditur këngëtarja gjatë një koncerti të mbajtur në stadiumin “Wembley”, ku ka pohuar se do të përqendrohet në rritjen e djalit Angelo.

“Që të hënën në mëngjes unë do të jem vetëm një mama. Kjo është e gjitha që unë do të bëj dhe nuk mund të pres. Jam shumë e lumtur”, tha këngëtarja 29-vjeçare.

Ajo i ka shprehur edhe mirënjohjen bashkëshortit Simon Konecki për mbështetjen, ku e falënderuar publikisht që e ka lënë ta marrë djalin me vetë në koncerte.

Theksojmë se në stadiumin legjendar britanik për ta parë paraqitjen e fundit të këngëtares ishin të pranishëm mbi 98 mijë fansa.

T mobile In article [4]