Deputeti më i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë votuesit e tij. Ai ka thënë se vlerësimi për të është i çmuar, duke premtuar një Republikë më të mirë.
Shkrimi i plotë i Abdixhikut:
Secilit prej jush,
– 28,980 votuesve të mi,
– 28,980 falenderime!
Vlerësimi juaj është gjëja më e çmuar për mua. Bashkë, kështu, kaq shumë, kemi me ja dalë një ditë rrugëtimit për një Republikë më të mirë.