Pas formimit të qeverisë mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, Lëvizja BESA u reshtua në opozitë bashkë me VMRO-në dhe PDSH-në.

Në një foto të shkrepur bashkë deputeti i VMRO-së, Ilija DImovski  dhe ai i BESËS, Afrim Gashi nga Brukseli siç duket japin sinjalin e parë të një bashkëpunimi opozitarë mes VMRO-së dhe BESË-s.

Vlen të theksohet se BESA që nga formimi i qeverisë ishte në një vijë me VMRO-në, ajo nuk e votoi krye parlamentarin shqiptarë Talat Xhaferin, nuk e votoi as qeverinë reformatore të LSDM-së, nuk votoi as ministrat e as zv.ministrat e rinj.

T mobile In article [4] Laor

Njohësit e çështjeve politike në vend theksojnë se BESA ndoshta do të bojkotojë edhe seancën kur do të votohet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Ndryshe BESA siç thuhet jo zyrtarisht deri tani do të ketë bashkëpunim me VMRO-në edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në mesin e muajt tetor./TetovaSot/