Manchester United po mendon për të bërë një merkato të çmendur gjatë kësaj vere. Jose Mourinho kërkon që drejtuesit e “djajve të kuq” të blejnë yllin e Tottenham, Harry Kane për shumën e 100 milionë paundëve.
Trajneri portugez e ka bërë të qartë se do të preferonte një transferim të Kane shumë herë më mirë se një tentativë për të rikthyer Ronaldon te ManchesterUnited.
Sulmuesi 32-vjeçar i Real Madrid është përfolur për një rikthim të mundshëm te ish-klubi i tij, por mesa duket nuk ka simpatinë e Mourinhos