A do të ndikojë në rezultat të zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë, shërbimi sekret rus, si në rastin e Kosovës…?

Dita e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë nuk është e rëndësishme vetëm në aspektin institucional – për krijimin e një Parlamenti të ri dhe të institucioneve që burojnë përmes Kushtetutës prej tij, por edhe në aspektin e ndikimit në këto zgjedhje që mund të ushtrojë Rusia me anë të shërbimit sekret rus në Shqipëri.
Dashamir Gjinkalli
Nesër, 25 qershor 2017, në Shqipëri shënohet një ditë të rëndësishme, dita e zgjedhjeve parlamentare.
Kjo ditë nuk është e rëndësishme vetëm në aspektin institucional- për krijimin e një Parlamenti të ri dhe të institucioneve që burojnë prej tij, por edhe në aspektin e ndikimit në këto zgjedhje që mund të ushtrojë Rusia me anë të shërbimit sekret rus në Shqipëri.
E them këtë pasi që edhe në Kosovë zgjedhjet e 11 qershorit 2017 kanë qenë të ndikuara nga Rusia me anë të agjentëve të shërbimit sekret rus, përmes agjentëve të koordinuar prej bazës ‘humanitare’ (lexo: qendër e spiunazhit) nga kufiri me Kosovën.
Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë i konvenojnë Rusise dhe vetëm asaj, për shkak të faktit së pas zgjedhjeve ka gjasa të krijohet një bllokadë institucionale, ku asnjë parti në Kosovë të mos mund të fitojë mundësinë e marrjes së qeverisë.
Kjo mund të krijojë një gjendje kaotike që mund shumë lehtë të kalojë në trazira të dirigjuara nga shërbimet serbo-ruse.
Duhet të pohojmë se rajoni i Ballkanit aktualisht është ‘fushëbeteje’ midis dy koncepteve të mëdha: të demokracisë dhe lirisë (koncepti i NATO-s) dhe diktaturës putiniste (koncepti i Rusisë).
Të mos harrojmë, në rajon jane aktualisht mbi 130 agjentë rusë, në Kosovë, IRJM dhe Shqipëri.
Deri më tani, dy përpjekje e shërbimit rus për të ndërhyrë në ngjarjet në Ballkanin Perëndimor: përpjekja e grushtshtetit në Mal të Zi nga vjeshta e vitit 2016 dhe dhuna e orkestruar në Parlamentin e IRJM-së.
Pyetja që vihet është: a do të ndikojë Rusia në ndonjë mënyrë zgjedhjet e nesërme në Shqipëri, duke marrë parasysh përdorimin e ambasadës së saj në Tiranë si qendër spiunazhi, ku fshihen agjentë rusë?
Institucionet e Republikës së Shqipërisë, në vecanti Shërbimi Informativ të Shtetit, po ashtu ndërkombëtarisht (vet NATO-ja) duhet të vëzhgojnë nesër situatën dhe të mos lejojë ASNJE veprim të shërbimit rus të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve demokratike në Shqipëri.