Deputetja e Partisë demokratike, Majlinda bregu, e cila nuk ishte pjesë e listave të opozitës në këto zgjedhje, e ftuar në ‘Zonë e Lirë’, ka folur për situatën politike brenda partisë më të madhe opozitare.
Bregu deklaroi se ajo vetë nuk do të kandidojë për kreun e PD-së, ndërsa theksoi se do të mbështesë çdo kandidaturë konsensuale të propozuar nga një grup brenda PD-së, tek i cili ajo do të ketë besim.
‘Unë nuk do të kandidoj, por do të mbështes çdo kandidat të propozuar nga grupe brenda PD-së, tek i cili do të kem besim se do të kthejë PD-në kokuruese’, deklaroi Bregu.