Në pyetjen e një shikuesi nëse beson që kryeministri Zoran Zaev do bëjë fjalët vepra, numri një i BDI-së Ali Ahmeti me përgjigje:
“Është një fillim i mirë, nëse kemi bërë punë të mbarë, do të jetë mirë për gjitha palët”, ka thënë Ahmeti në “Rruga drejt…” në Alsat-M.
Ai ka thënë se shqiptarët nuk do zhgënjehen me qeverinë e re dhe këtë do ta vërtetojë koha, “jam shumë i sigurt se gjerat do shkojnë mirë edhe pse do jetë një mandat i vështirë me një shumicë të brishtë”.
Në radhë të parë, shton ai, do dëshiroja që vetë shqiptarët të mos e nënçmojnë kapitalin e trye, sepse partitë politike janë thesar kombëtar, “ne nuk kemi qenë vasal, sepse ne përfaqësojmë interesat e komuniteti shqiptar dhe e kemi thënë hapur”.