9 vjeçarja Celine Tam u ngrit në tavolinen e “America’s Got Talent” dhe provoi se mund të jetë një garuese shumë serioze për këtë sezon.

Prindërit e Celinës gjithmonë e kanë pëlqyer Celine Dion-in, andaj edhe Celine ishte emëruar për nder të këngëtares, e motra e vogël poashtu, e quajtur Dion.

Gjatë kohës që Mel B e pyeste vogëlushen për dashurinë e saj ndaj Celine Dion-it, dukej qartë se Simon Cowell nuk ishte i impresionuar, por pas pak kohe ai do “ti kapërdinte fjalët”, shkruan rtv21.tv.

Sapo vajza filloi të këndonte, shprehjet e fytyrës ndryshuan, në fund të përformancës ai madje u kthye në drejtim të tjerëve në juri duke bërë “Wow”.

“My Heart Will Go On” është një këngë mjaft e vështirë, sidomos për një 9 vjeçare, por kjo 9 vjeçare e goditi çdo notë të mundshme me një zë të fuqishëm që i ngjan një këngëtareje 2 apo 3 herë më të vjetër se kjo.

T mobile In article [4]

Në pjesën e dytë të këngës ajo tregoi fuqinë e saj, prindërit e saj po qanin, juria e publiku ishin në këmbë. Çfarëdo që të ndodhë me këtë garë, është e qartë se Celine ka një të ardhme të ndritur para saj.

Për 8 ditë videoja e saj ka arritur të pranojë gati 15 milionë klikime në YouTube.