Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan, e ka hedhur poshtë sot kërkesën e shteteve të mëdha arabe që Turqia t’i largojë trupat ushtarake nga Katari, duke thënë se lista e tyre me ultimatume e kërcënon sovranitetin e vendit të Gjirit.

Duke folur pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, Erdogan e ka quajtur si mungesë respekti kërkesën dhe ka thënë se Turqia nuk do t’i kërkojë leje tjerëve kur të bëjë marrëveshje për bashkëpunim rreth mbrojtjes, transmeton Express.

“Të kërkosh që Turqia t’i largojë ushtarët është fatkeqësisht mos respekt ndaj Turqisë,” ka thënë ai.

Ai ka insistuar se Turqia do të vazhdojë ta përkrahë Katarin kundër sanksioneve të shumta me të cilat është përballur qëkur disa vende arabe vendosen në fillim të këtij muaji që ta izolojnë Katarin mbi dyshimet se e përkrah terrorizmin dhe Iranin.

T mobile In article [4] Laor