Ka nisur me shtyrje seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë ndah ndaj deputetit Alfred Peza, i cili akuzohet për fshehje të të ardhurave dhe pastrimit të parave.

Vetë deputeti ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, i shoqëruar nga avokati mbrojtës. Por kolegji penal i kësaj gjykate vendosi të shty jë seancën, pasi prokurorja Rovena Gashi nuk ishte paraqitur në sallën e gjyqit. Kjo për shkak se gjykata, nuk mundi të nisë në kohë seancën për shkak të zhvillimit të disa proceseve të tjera gjyqësore.

Në dalje të gjykatës, deputeti Peza tha se do jetëiI gatshëm në çdo kohë të përballet me akuzën e ngritur nga prokuroria.

Sipas akuzave të prokurorisë, deputeti Peza nuk e ka justifikuar pasurinë e tij të krijuar ndër vite, pasi nga kryerja e akt-ekspertimit kontabël, nuk rakordohen të ardhurat e deklaruara zyrtarisht me paratë që kishte në gjendje deputeti Peza. Në akt-ekspertimin kontabël, ku edhe është bazuar ngritja e akuzave, ndër të tjera thuhet se deputeti nuk justifikon rreth 800 milionë lekë të cilat i disponon në formën e aksioneve të blera në një bankë të nivelit të dytë në vend. Hetimi për këtë çështje e ka nisur me inciativë të saj prokuroria, pas publikimit në media të disa të dhënave, që deputeti kishte blerë me rreth 1.1 miliarëd lekë aksione në një bankë të nivelit të dytë.

T mobile In article [4]