Revista e njohur World Soccer ka publikuar listën e 500 futbollistëve më me ndikim në botë, në mesin e të cilëve është edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha
Paraqitje e mira të Valon Berishës me Kosovën dhe skuadrën e tij Red Bull Salsburg, kanë bërë që ai të përfshihet në mesin e 500 futbollistëve më me ndikim në botë, të përzgjedhur nga revista World Soccer.
Për çudi, në këtë listë nuk është asnjë futbollist i Kombëtares shqiptare, pavarësisht se shumica e tyre luajnë në skuadra të njohura evropiane.
Madje as futbollisti i Napolit, Elseid Hysaj, që me skuadrën e tij përfunduan në vendin e tretë në Serie A.
Pothuajse të gjitha shtetet përfaqësohen të paktën me një lojtar mes të cilave janë edhe Zimbabve, Bolivia, Kepi i Gjelbër dhe shumë të tjera, por jo edhe Shqipëria.