Në një analizë të bërë nga “Gazzetta Dello Sport” mbi mundësinë që Inzagi ka për të drejtuar Shqipërinë, renditeshin disa nga arsyet që e afronin atë me fanellën kuqezi.

Në fakt, arsyet e quanin thuajse të kryer faktin që ai mund të pranojë për të nisur një aventurë të re. Pse mund të pranojë?

* Të stërvitësh një ekip kombëtar nuk të vjen rasti shpeshherë në jetë dhe në karrierën si trajner, prandaj Inzagi po e shqyrton me vëmendje këtë pjesë.

Global

* Nuk trembet asnjëherë nga sfidat dhe nga aventurat e reja. Mori Venecian në Lega Pro dhe arriti ta ngjiste në Serinë C.

* Ai nuk është nga ata që punojnë për të fituar sa më shumë dhe çështjen ekonomike e nxjerr gjithmonë në plan të dytë, prandaj Shqipërinë e sheh si një mundësi për të treguar vlerat si trajner.

T mobile In article [4]

* Nëse pranon, do të ketë sfidën e jetës kundër Italisë në eliminatoret e kampionatit botëror. Edhe Spanja është një duel joshës për të, mund t’i bëjë nder Italisë. Pse mund të refuzojë?

* Ambienti i panjohur dhe fakti që historia që Shqipëria arriti duke u kualifikuar në Europian mund të jetë i papërsëritshëm.