Marco Verratti është i lidhur me një kalim te Barcelona dhe 4 katër korriku raportohet se është data vendimtare për të ardhmen e tij.

Sport raporton se mesfushori italian rikthehet në stërvitjet parasezonale në atë datë, dhe Barcelona po pret një shenjë nga italiani sa i përket të ardhmes së tij, transmeton Koha.net.

Barcelona ende duhet të bëjë një ofertë për Verrattin, por nëse ai nuk arrin të raportojë për fillimin e trajnimeve, atëherë mund të ndodhë që qëndrimi i klubit të ndryshojë.