Një grua ka ndërruar jetë pas më shumë se dy vjet luftë me djegiet në trupin e saj që kishte marrë nga i dashuri i saj.

Judy Malinowski para dy vitesh kishte pësuar 80 për qind djegie në trupin e saj, pasi ishte lyer me benzinë dhe djegur nga i dashuri i saj, raporton Metro.co.uk.

Judy Malinowski, 33, ka vdekur të martën, sipas nënës së saj Bonnie Bowes.

Bowes tha: “Ajo ka vuajtur që dy vite duke treguar storien e saj, kush e ka fuqinë të tregojë?”.

Michael Slager, 41, është i burgosur me 11 vjet pas sulmit që i kishte bërë nënës së dy fëmijëve nga Ohio. Tani ai mund të akuzohet për vrasje, sipas prokurorit Ron O’Brien, transmeton Periskopi.

Ai tha: “Do të ishte qëllimi ynë, dhe është që sa kohë, në momentin që ajo ndërron jetë, ishte qëllimi ynë që ta akuzonim për vrasje zotërinë Slager”.

“Kjo ditë nuk ishte e papritur për një kohë të gjatë, por është e trishtueshme që kjo ditë arriti”.

Slager kishte pohuar se ai i kishte vënë zjarrin aksidentalisht, pasi ai ishte duke e ndezur një cigare.

Viktima Malinsowski, kishte shpenzuar muaj të tërë në spital për t’u shëruar dhe ajo ishte e gatshme të dëshmonte kundër ish-të dashurit të saj, por ai kishte arritur marrëveshje që nuk do t’ia lejonte të përballej me të në gjykatë.

E vendosur për të folur, ajo vendosi që të flasë në dhjetor rreth sulmit.

“Unë kurrë nuk e kamë ditur se një qenie njerëzore mund të jetë ‘djall’. Ai vetëm qëndroi dhe nuk bënte asgjë”, kishte thënë Malinsowski.

Malinowski, e cila më herët kishte vuajtur nga kanceri, kishte humbur dy gishtet e dorës, veshët dhe gjysmën e flokëve nga sulmi i tmerrshëm që kishte pësuar, i cili kishte ndodhur në një stacion gazi Gahanna, raporton ABC.

Ajo ishte futur në 52 operacione dhe ajo mezi arrinte të dëgjohej për shkak të dëmtimit që e kishte pësuar në trake.

Gjatë seancës, gjykatësi Judy Lynch, i cili kishte burgosur Slageri-n, iu ishte drejtuar: “Nuk kam asgjë për të thënë një personi si ju, zotëri Slager. Ju me të vërtetë dukeni si një person pa shpirt”.

Loading...