Vajza është kontaktuar nga persona të panjohur përmes rrjetit social Facebook. Ata i kanë kërkuar të miturës të bëjë veprime të ndryshme në dëm të vetes së saj. Dyshohet se vajza ishte në nivelin e 30-të dhe të fundit të kësaj loje. Gjeni më poshtë njoftimin zyrtar me sqarimet përkatëse të policisë në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa emri i vajzës nuk është bërë i ditur për mediat.
Njoftimi i policisë
Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje.
Si rezultat i bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të veprimeve, midis strukturës të lartpërmendur dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi i kësaj shtetaseje, si edhe ndërprerja e veprimeve të mëtejshme që mund ta kishin çuar këtë të fundit, deri në vetëvrasje.
Sqarojmë se shtetasja e mitur ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe.
Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Të dhëna të tjera, nuk mund të jepen pasi rasti i mësipërm është nën hetim. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 99 e 22 të Kodit Penal.