Policia e Shqipërisë ka detyruar të kthehen mbrapsht disa tifozët të skuadrës Botev Plovdiv, të cilët ishin të armatosur dhe dehur

Sipas informacioneve të “Panorama Sport”, një grup prej më shumë se 100 tifozësh është nisur drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe

Botev Plovdiv, por është ndaluar gjatë paradites së sotme nga policia në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Mësohet se disa prej tifozëve kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa policia, gjatë kontrollit të ushtruar, ka gjetur në automjetet me të cilat udhëtonin edhe thika apo mjete të forta të cilat mendohej se do t’i merrnin me vete në stadium.

Policia ka lejuar pjesën më të madhe të tifozëve të kalonte kufirin dhe të udhëtonin drejt Tiranës, ndërsa ka ndaluar 5-6 prej tyre që të hynin në territorin shqiptar, duke i cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë për mbarëvajtjen dhe rendin publik.

Tifozët e Botev kishin krijuar probleme edhe gjatë udhëtimit të tyre në Maqedoni. Ata janë ndaluar nga policia maqedonase pranë Kumanovës, pasi kanë pikturuar kryqet naziste nëpër mure.

Më pas, ata janë shoqëruar me eskorta të shumta policore gjatë të gjithë rrugëtimit të tyre në territorin maqedonas, deri në kufi me Shqipërinë. /Express/