Policia e Kosovës ka identifikuar personin që është zhdukur sot në Gjakovë, pasi është hedhur në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshajt.

Bëhet fjalë për një burrë të moshës 50-vjeçare, që Policia e ka identifikuar vetëm me inicialet S. G.

“Informatat e para janë që personi është S. G. nga Gjakova, i moshës 50 vjeçar”, ka thënë për Express zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Lirje Podrimaj-Beqiraj.

Të gjitha njësitet, me ndihmën e qytetarëve vullnetarë, po vazhdojnë të kërkojnë për të zhdukurin, edhe përkundër që pengesë tani është edhe errësira, ka bërë të ditur Podrimaj-Beqiraj.

Policia e Kosovës ishte informuar për rastin në orën 16:20.

S.G., sipas informatave që ka marrë Policia, ka kërcyer në ujë nga Ura e Fshajt dhe më nuk ka dalë nga aty.