Të mërkurën, në Hagë të Holandës, do të shpallet aktvendimi i Gjykatës Speciale rreth kushtetutshmërisë së rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave miratuar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Nëse aktvendimi flet se rregullat e Rregullores së Procedurës së Provave janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Gjykata Speciale do të jetë e gatshme për të ngritur aktakuzat nga muaji korrik.

Ky është njoftimi që Gjykata Speciale ua ka dërguar sot mediave: 

Më 28 qershor 2017, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do të shpallë aktvendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave të rishikuar Të mërkurën ,më 28 qershor 2017, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Power-Ford, do të shqiptojë përmbledhjen e aktvendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave miratuar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht. Përfaqësuesit e mediave nuk do të kenë mundësinë për të bërë pyetje dhe në ndërtesë nuk do të lejohen kurrfarë pajisjesh apo aparatesh elektronike.
Shpejt më pas, përmbledhjen e aktvendimit do të mund ta gjeni në faqen e Dhomave të Specializuara në internet.