TP Vision prezanton dizajnin e ri të televizorëve smart

TP Vision prezanton dizajnin e ri të televizorëve smart

TP Vision (një sipërmarrje e përbashkët midis Philips dhe TP Technology) ka prezantuar linjën më të fundit të televizorëve.

Përsa i përket pamjes së jashtme ky televizor ka një trup prej xhami unitar që shtrihet deri në dysheme. Ky dizajn eliminon nevojën për një mbajtëse të veçantë. Pjesa e xhamit të tejdukshëm shtesë është shumë tërheqëse pasi pasqyron ngjyrat e ekranit dhe është krijuar me funksionin e Ambilight(vendosja e disa neonëve që parandalojnë sforcimin e syve në errësirë).

Përsa i përket parametrave ky televizor suporton syzet 3D, ka të gjitha funksionet e një televizori smart, akses Wi-Fi si dhe 1400 Hz PMR (Perfect Motion Rate), standard i ri që mundëson shfaqjen e imazheve më të qarta.

Deri tani nuk është marrë ndonjë informacion nëse përfshin NFC ose ndonjë mënyrë tjetër ndërveprimi të avancuar si p.sh kontrolli me anë të zërit. Ajo që dihet është suportimi i MiraCast wireless (standardi që mundëson lidhjen wireless me një smartfon, tablet ose laptop ).

Modelet e para do të ofrohen me ekrane 46 dhe 55 inç. Televizorët Philips DesignLine PDL8908 do të lançohen fillimisht në Europë dhe Rusi në tremujorin e dytë të këtij viti.

Çfarë duhet të presim nga Apple TV

Çmimet dhe disponueshmëria për vendet e tjera nuk janë konfirmuar akoma.

koment

Shkruaj një Koment

E-maili juaj nuk do të publikohet. . *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top