Tetovë, USHT prezenton laboratorin për kontrollim e testim të materialeve ndërtimore

Tetovë, USHT prezenton laboratorin për kontrollim e testim të materialeve ndërtimore

Universiteti Shtetëror i Tetovës, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në bashkëpunim me Odat ekonomike, sot organizuan prezantimin publik të Laboratorit për kontrollin dhe testimin e materialeve ndërtimore, para ndërmarrjeve të interesuara.

Në këtë prezantim, siç njofton Zyra për informim e USHT-së, përpos drejtuesve të Universitetit, stafit akademik dhe administrativ, si dhe studentëve të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, morën pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i drejtuesve të ndërmarrjeve që merren me ndërtimtari dhe materiale ndërtimore.

Pas përfundimit të prezantimit publik të laboratorit, rektori i USHT-së prof. dr. Vullnet Ameti theksoi se Universiteti Shtetëror i Tetovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, përmes këtij aktiviteti para përfaqësuesve të sektorit privat nga vendi ynë, e prezantoi Laboratorin e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, respektivisht, Laboratorin për kontrollin dhe testimin e materialeve ndërtimore.

“Për të udhëhequr një proces të rregullt mësimor-shkencor, në aspektin teorik dhe praktik, ne në Universitetin tonë kemi ngritur edhe laboratorë të tjerë,  të cilët janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme laboratorike, si për zhvillimin normal të praktikave laboratorike, ashtu dhe për kërkime shkencore. Laboratori që sot e prezantojmë, i shërben  njërës prej disiplinave më të rëndësishme që zhvillon Fakulteti i Shkencave të Zbatuara, ku studentët tanë  i marrin njohuritë bazë në fushën e ndërtimtarisë, dhe ofron kushte optimale për  kontrollimin e të gjitha llojeve të materialeve ndërtimore”, tha rektori Vullnet Ameti, duke shtuar se ky Laborator kryen testimin e agregatëve për prodhimin e asfaltit, betonit, betonit të lëngshëm dhe të ngurtësuar, si dhe i përcakton  karakteristikat fizike–mekanike të çimentos.

E gjithë, shtoi ai, aparaturae Laboratorit të prezantuar gjatë ditës së sotme është e prodhuar në bazë të standardeve më të larta evropiane, nga brendi i njohur italian KONTROLLS, dhe si i tillë është në gjendje t’i mbulojë kërkesat për testim për të gjitha kompanitë e ndërtimit që veprojnë në rajonin e Maqedonisë Perëndimore. Ai potencoi faktin se nëpërmjet kësaj qendre laboratorike, Universiteti do ta forcojë edhe më shumë bashkëpunimin me këtë sektor tepër të rëndësishëm për ekonominë e qytetarëve, dhe do të angazhohemi që në të ardhmen të krijojmë marrëdhënie bashkëpunimi edhe me sektorë të tjerë shtetërorë dhe privatë.

koment

Shkruaj një Koment

E-maili juaj nuk do të publikohet. . *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top