Qyteti i Justinianit të Parë ndodhet poshtë Çarshisë së Vjetër?!

Qyteti i Justinianit të Parë ndodhet poshtë Çarshisë së Vjetër?!

Qyteti i humbur Justiniana Prima, themeluar nga perandori bizantin Justiani i Parë, ndodhet poshtë Çarshisë së Vjetër dhe hapësirës ku ndodhet Bit Pazari.

Një pretendim i tillë vjen nga arkeologu maqedonas, Kiro Ristov, këshilltar në Muzeun e Qytetit të Shkupit.

Në një deklaratë për të përditshmen maqedonase “Dnevnik”, Ristov thotë se me gërmimet arkeologjike në Kalanë e Shkupit, është konstatuar se Justiniana nuk ndodhet aty, përkundër indiceve që kishin ekzistuar më herët.

Por, sipas Ristov, qyteti i perandorit bizantin duhet të jetë fare pranë Kalasë.

“Supozoj se qyteti ndodhet poshtë Çarshisë së Vjetër, nga Kalaja e deri tek Xhamia e Sulltan Muratit dhe Kulla e Sahatit. Në Bit Pazar dhe në Çarshi kanë ndodhur shumë gjëra, por ajo zonë nuk është gërmuar kurrë seriozisht”, ka deklaruar arkeologu, transmeton Zhurnal

Në shkencën e arkeologjisë, ekzistojnë dy teza për vendndodhjen e qytetit, sipas të cilave, Justiniana ose e ashtuquajtura Atlantida e Ballkanit, ndodhet në lokalitetin Qyteti i Mbretit tek Lebane në Serbi, ose në afërsi të Shkupit.

koment

Shkruaj një Koment

E-maili juaj nuk do të publikohet. . *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top