Lirohet gazetari i INA-s, përjetoi maltretim psiqik të paparë

Lirohet gazetari i INA-s, përjetoi maltretim psiqik të paparë

Gazetari Suat Saqipi ka theksuar se ka përjetuar shqetësime dhe maltretime psiqike gjatë ndalimit të tij nga policia në Cërnilishtë të Dollnenit.

Ai ka theksuar se pas një bisede të shkurtër informativ në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Prilep, është lënë i lirë dhe se është urdhëruar se do të thirret sërish për të sqaruar rastin. “Unë kam përjetuar një maltretim të paparë dhe se vazhdimisht më është bërë presion se çfarë kam bërë. Pasi që kemi mbërritur në stacion, pas kërkesës sime për një pikë ujë, ata janë sjellur në mënyrë johumane dhe më kanë urdhëruar që të mbyll gojën. Më thanë se jam i mbyllur në burg, derisa të vij avokati nga Shkupi. Më futën në një zyrë dhe më kontrolluan dhe pas disa minutave më thanë se jam i lirë”, theksoi pas lirimit gazetari Saqipi, i cili tha se i tërë materiali i regjistruar i është shlyer.

Ai apelon që ky akt është antiligjor dhe terror për të penguar fjalën e lirë dhe misionin tonë si gazetarë.

Agjencia e lajmeve INA apelon që të alarmohet kjo ngjarje e rëndë dhe atak për fjalën e lirë dhe gazetarinë shqiptare, ndërsa i bëhet thirrje gjitha shoqatave të gazetarëve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të dënuar aktin e tillë të veprimit.

koment

Shkruaj një Koment

E-maili juaj nuk do të publikohet. . *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top