...shpejt dhe ndryshe...

Portali TetovaSot.com është portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Tetovë i themeluar në vitin 2013. Brenda vetëm disa muajsh të ekzistimit të tij, Portali TetovaSot shënoi rritje rekorde të vizitueshmërisë ku brenda dy viteve u llogarit si një ndër portalet më të vizituara në Maqedoni në gjuhën shqipe.
Duke iu referuar edhe motos tonë “shpejt dhe ndryshe” ne arritëm të jemi shembull i shpejtësisë së lajmit dhe ndryshe nga të tjerët, andaj edhe vizitueshëmria theu majat e saja.
Portali TetovaSot brenda pak kohe u bë portal i cili ushqeu me lajme të shpejta shumë media, jo vetëm në Maqedoni po edhe në Kosovë e Shqipëri.
Kjo ngritje rekorde u bë falë punës së palodhshme të një stafi të fuqishëm që nuk ndaloi punën 24 orësh duke informuar për çdo ngjarje brenda vendit dhe jashtë vendit.
TetovaSot.com arriti të sjell edhe shumë risi në tregun e informimit duke i bashkuar lajmet edhe me video nga vendi i ngjarjes.
Portali TetovaSot nuk do të ndalet dhe së shpejti do të sjell edhe shumë risi duke u mbështetur gjithmonë në moton “shpejt dhe ndryshe”