“Albafon” operator i ri celular në tregun e Maqedonisë

“Albafon” operator i ri celular në tregun e Maqedonisë

Në tregun e telekomunikimit të Maqedonisë nga muaji i ardhshëm duhet të fillojë me punë operatori i ri “Albafon”. Do të punojë si operator virtuoz celular, do ta shfrytëzojë rrjetin dhe antenat e ONE. Prefiksi për thirrje do të jetë 073.

Adrian Hoxha, drejtor ekzekutiv dhe kryetar i Bordit të drejtorëve të “Albafon”, sot në konferencë për shtyp paralajmëroi se target grupi i tyre, si operator i katërt celular, do të jenë qytetarët e Maqedonisë me prejardhje etnike shqiptare.

Sipas tij, “Albafon” do të ofrojë pako dhe shërbime të cilat do të jenë të dizajnuara që t’i kënaqin kërkesat dhe nevojat e shfrytëzuesve.

“Konsideroj se të gjithë tre operatorët në vend janë pjesë e kompanive evropiane të cilat në shtetet amë japin shërbime dhe servise në nivel shumë më të lartë. Kjo është praktikë edhe në industritë tjera që brendet botërore kur të vijnë të punojnë në shtet tjetër, t’i ulin standardet. Besoj se kjo është për shkak të paragjykimeve që i kanë ndaj shtetit ton dhe ulen në nivel të kompanive lokale dhe nuk i ofrojnë shërbimet si në vendet e tyre. Besoj se me shërbimet dhe standardin që do ta ofrojmë, do t’i zgjojmë nga gjumi dhe do t’i largojmë nga gjendja komforte. Do të iniciojmë që t’i sjellin shërbimet dhe prodhimet që ua japin shfrytëzuesve në Gjermani, Austri dhe Slloveni, me këtë rast duke i trajtuar qytetarët e Republikës së Maqedonisë si qytetarë evropianë”, tha Hoxha.

Drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike Robert Ordanovski pret që operatori i ri virtuoz të ofrojë servise të sofistikuara për shfrytëzuesit në Maqedoni.

Sipas Ordanovskit, numrat tregojnë se biznesi në telefoninë celulare është larg nga ajo që të jetë i ngopur. T-Mobile Maqedoni është në pozitën e liderit me 49 për qind nga gjithsej numri i parapaguesve dhe 51 për qind në pjesën e përgjithshme të të ardhurave. Pas tij vijon VIP operatori me 28 për qind të parapaguesve dhe 27 për qind e të ardhurave, ndërsa i treti është ONE me 23 për qind në pjesën e tregut të shfrytëzuesve dhe 22 për qind nga të ardhurat e realizuara.

“Dëshirojmë që konkurrenca në tregun celular në Republikën e Maqedonisë të rritet, sepse do të sjellë deri në përmirësim të serviseve, ndërsa beteje e konkurrencës çdoherë do të bartë kushte edhe më të mira për shfrytëzuesit përfundimtarë”, theksoi Ordanovski.

“Albafon” për punën në tregun e Maqedonisë nga AKE-ja mori në dispozicion një milionë numra.

koment

Një koment

  1. bajramuka@hotmail.com

    Ju deshiroim punë të mbar,Mendoim se Albafon do jet ma i miri , dhe mase i mirpritur për Shqipëtaret në Maqedoni.
    Bajram Uka
    Prishtinë

Shkruaj një Koment

E-maili juaj nuk do të publikohet. . *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top