Dita e tretë që Oliver Spasovski po hesht për hollësirat për rastin me të riun e vrarë Nikolla Sazdovski, reagon VMRO-DPMNE-ja, njëherit duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme nga funksioni i tij si ministër i Punëve të Brendshme.

Prej aty pyesin se “kush është i treti që ka marrë pjesë në vrasjen dhe pse deri tani nuk u arrestua?

“Nëse pushteti e fsheh ose në këtë moment po kërkohet kanal për arratisjen e tij nga  vendi? Nëse për këtë shkak ende nuk është shpallur fletarrest ndërkombëtar dhe nuk publikohet fotografia e tij për opinionin që të mund të paraqitet nëse e sheh? Nëse është në vijim skenari i njëjtë me të cilët u realizua arratisja e vrasësit të fudbollistit të ri Martin Janushev, i cili u vra para shtëpisë së tij. Nëse në automobilin, me të cilin kanë ardhur vrasësit ka pasur edhe person të katërt”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Situata, siç thuhet më tej, “është e qartë”.

“LSDM-ja përmes Oliver Spasovskit dëshiron ta fsheh vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski – Sazdo. Opinioni pret përgjigje dhe pret përgjegjësi nga të jgithë personat e involvuar në këtë”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Loading...

Comments are closed.