Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka marrë dje një dhuratë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Londër.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet përkrah Haradinajt.

Këngëtarja ka falënderuar Haradinajn për “mbrëmjen e mrekullueshme” që e kaluan duke festuar për talentin kosovar.

“Faleminderit që më dhatë këtë simbol të bukur të Prishtinës, të quajtur “Hyjnesha në fron”. Unë jam shumë e nderuar dhe falënderuese për mbështetjen nga vendi”, ka shkruar ajo.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.