Nëna e cila me foshnjën e saj të lënduar, u soll në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intenziv, nesër do të dëshmojë në Prokurorinë Publike, në ndërkohë do të qëndrojë në paraburgim, pasi policia dyshon se ajo është që ka rrahur foshnjën 14-mujore, njofton TV24.

Ajo deri tani ka qenë e vendosur në Qendrën sociale dhe ka qenë vazhdimisht e shoqëruar nga një punëtor social, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se ajo është evidentuar si marrëse e ndihmës sociale, ndërsa deri tani nuk ka qenë e regjistruar as si dhunuese, as si viktimë e dhunës.

Përndryshe, para disa ditëve foshnja e saj 14-muajshe u shtrua në spital me lëndime të rënda trupore, ndërsa gjendja e saj sipas mjekëve të spitalit po stabilizohet./Telegrafi/

Loading...

Comments are closed.