Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore, shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta në gjashtë nga nëntë aksidentet në rrethinën e SPB të Shkupit.

Policia rrugore gjatë ditës dhe natës së kaluar ka sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 16 shoferë.

Sipas raportit policor një shofer ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 14 kanë drejtuar automjetin para se të pajisen me të drejtën e patentës së shoferit, njëri ka qenë fillestar, nëntë të paregjistruar dhe njëri për shkak të mbingarkesës.

Në mënyrë jo të drejtë janë parkuar 64 vetura, ndërsa shërbimi i karrotrecit ka ngritur 69 automjete.

Janë sanksionuar edhe 16 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të bardha për këmbësorë, dy kanë kaluar në dritën e kuqe, gjashtë shoferë kanë kaluar udhëkryqin në dritën të kuqe, një shofer i cili nuk i ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, njëri ka parakaluar në mënyrë të parregullt dhe 24 shoferë për mos përdorim të kasketës mbrojtëse.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.