Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku tash e një kohë po jeton larg Kosovës, në Stamboll të Turqisë, ku ka krijuar një jetë të re.

Morena u pyet nga fansat e saj në Instagram se përse ka zgjedhur Turqinë për të jetuar. Ajo ka treguar se është duke punuar në një filmi për kinematografinë turke dhe se po i pëlqen shumë jetesa atje. “Jam duke punuar në film!!

Dhe po ashtu më pëlqen shumë”, është shprehur Morena ndërsa ka treguar se këtë javë do të vijë në Kosovë dhe do të qëndrojë për dhjetë ditë, derisa t’i përfundojë dy projektet e reja muzikore.

Ndryshe, Morena aktualisht po shijon suksesin e këngës “Femnat”, të cilën e solli në bashkëpunim me Dj Dagz dhe Dj PM.

Kjo këngë ka arritur që për një kohë të shkurtër t’i mbledh mbi dy milionë klikime në Youtube.

Image
Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.