Një anketim vjetor i cili i ekzaminon ndryshimet në sjellje sociale në Britani ka zbuluar se më shumë se gjysma e meshkujve mendojnë se ngacmimi i femrave në rrugë është papranueshëm.

Anketimi shton nga një pyetje të re secilin vit dhe, për herë të parë, raporti i sivjetmë ka përfshirë ekzaminimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ngacmimin seksual në rrugë, duke i pyetur pjesëmarrësit se çfarë mendojnë për rastet ku meshkujt me zë të lartë e komentojnë pamjen e femrës ë publik.

‘NatCen’ është kompania e cila e kryen anketimin, ndërkaq këtë vit, pas anketimit të rreth 4,000 britanikëve, ka zbuluar se 57% prej tyre thonë se është “gjithmonë” ose “zakonisht” e gabuar që meshkujt të bëjnë komente të pahijshme.

Njëkohësisht, 45% e pjesëmarrësve kanë menduar se është e gabuar që edhe gratë të bëjnë komente të ngjashme për meshkujt.

Loading...

Comments are closed.