Ejup Berisha

Me mirë është marrja e një ftese për antarsim me kusht të Maqedonisë në NATO se një refuzim pa kurrfar kushti nga NATO për antarsim në gjirin e kësaj organizate tani për tani më të fuqishme ushtarake botërore. Të jeshe kandidate potenciale për pranim në ndonjë organizatë është më mirë se të jeshë kandidate per refuzim të sigurtë ashtu siç ndodhi me Republikën e Maqedonisë gjat Samitit të shkuar të Aleancës i cili u mbajt në Bukuresht të Rumanisë në vitin 2008. Antarsimi më i shpejtë në NATO është shumë më i mire dhe më i pranueshëm për çdo shtet kandidat por meqë ne e kemi një kusht tani kemi finalizimin dhe zbatimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë atëher edhe marrja e një ftese me kusht nuk do të prishte shumë punë sepse më mirë është të jemi në rend dite për pranim e të presim pak se të mos diskutohet fare për ne në asnjë forum të NATO-s. Dua të theme e kjo ftesa me kusht i ngjanë meqe akoma është aktual kampionati boteror i futbollit që po mbahet në Rusi nuk e di a po i shihni ato femijët që dorë përdore po dalin në fushë me lojtarët më të mëdhej boteror pra para ndeshjeve që po mbahen nëpër stadiumet e futbollit në Rusi.Tani ndoshta ata fëmijë ndjehen shumë larg ndonjë mundësie për të luajtur futboll të madh por ndonjëri prej tyre i kyqur në ekipet e ndryshme me siguri se një ditë do të bëhet lojtar shumë i talentuar e i madh dhe pjesë shume e rëndësishme e ndonjë ekipi të madh të futbollit vendor ose botëror kuptohet nëse tregon mençuri dhe meson se si duhet të luhet futbolli. Kjo vlenë edhe për ne nëse mësojmë se si të bëjmë politikë të mençur dhe vizionare me siguri se deri më vitin 2019 do ti zbatojmë kushtet dhe do të bëhemi shtet i 30 i NATO-s ashtu siç po thotë Sekretari I përgjithshëm I NATO-s Jens Stoltenberg. Pra këta ndoshta tani mund të krenohen vetëm me fotografim të çastit me lojtarët e mëdhej por meqë janë brenda këtyre ekipeve të futbollit një ditë edhe vetë do të rriten në ekipet respektive apo ndoshta në ekipe të tjera të mëdha botërore dhe do të bëhen yje të mëdha futbolli dhe me këtë rast fëmijët e tjerë do të kenë nderin dhe kënaqësinë që të fotografohen me ta ashtu si këta që fotografoheshin me lojtarët e tjerë sa ishin fëmijë. Cfar dua të themë me këtë dua të themë se me mirë është të jeshë brenda ndonjë organizate të madhe e të rëndësishme siç janë NATO dhe BE se të jeshë plotësisht jashta tyre siç preferojnë disa kundërshtar të antarsimit të Maqedonisë në këto organizata. Ne nuk mund të shpresojmë që nga dita e pare ti mbrrijmë shetet anëtare të NATO-s dhe të BE-së as me kontribut politik e ushtarak por as me atë financiar por një ditë si anetarë të plotfuqishëm të këtyre organizatave ndërkombëtare me siguri se do të jemi të domosdoshëm dhe të nevojshëm me kontributet tona atje brenda tyre. Mjafton që të bëjmë përpjekje të sincertë dhe të realtë që të bëhemi pjesë e tyre me qëllim qe te jemi nen ombrellen mbrojtëse të NATO-s konform motos Një për të gjithë dhe të gjithë për një. Dhe për fund anëtarësimet në BE dhe në NATO janë shumë të rëndësishme edhe për një gjë që të na mbajnë sa më larg ndikimit serbo-rus të cilat për momentin janë faktor dhe elemente tensionimi me tendenca destabilizimi ne vendin tone si dhe në rajon e më gjërë. Prandaj e përshëndes vendimin për dhënien e ftesës për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO nëse ndodh sot ose nesër në Samitin e NATO-s e cila së fundmi bëri kthesë të madhe e të rendësishme në kursin dhe rrugëtimin e saj Europjan dhe Euro-Atlantik duke e radhitur veten përskaj vendeve paqëdashëse dhe liridashëse sic janë SHBA-të e BE që përher e kanë garantuar dhe do ta garantojnë stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit tonë si dhe drejt NATO si garantuese e sigutisë dhe paqës jo vetëm të vendit tonë por edhe të paqës dhe sigurisë botërore në përgjithësi.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.